Ndërlidhjet

16 të vrarë në protestat në Siri



Forcat siriane të sigurisë kanë vrarë së paku 16 persona gjatë protestave të zhvilluara në pjesë të ndryshme të vendit. Protestuesit kërkojnë t'i jepet fund regjimit të presidentit Bashar al Asad.

Gjashtë nga viktimat janë vrarë në qytetet e Homsit dhe të Hamas, derisa raportohet se policia ka përdorur armë zjarri edhee kundër protestuesve në kryeqytetin Damask.

Forcat qeveritare kanë arrestuar sot dy nga figurat kryesore opozitare në Siri.

Siria prej disa javësh është e përfshirë nga protestat anti-qeveritare, gjatë të cilave raportohet se janë vrarë së paku 560 njerëz.
XS
SM
MD
LG