Ndërlidhjet

SHBA: Siria të ndalë dhunën ndaj protestuesve



Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët ndërkombëtarë do të ndërmarrin "hapa shtesë" kundër regjimit të Sirisë nëse forcat siriane të sigurisë nuk pushojnë së vrari dhe ngacmuari protestuesit pro reformatorë.

Deklarata u lëshua pas raporteve se të paktën 26 njerëz u vranë nga forcat e sigurisë të premten në shtypjen e dhunshme të demonstruesve që kërkojnë largimin e regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

Zëdhënësi i Shtëpisës ë Bardhë, Xhei Karnei tha se "SHBA besojnë se aksionet e dënueshme të Sirisë ndaj njerëzve të vet kërkojnë përgjigje të ashpër ndërkombëtare".

Dje Bashkimi Evropian u vendosi sanksione zyrtarëve të Sirisë, të cilët janë përgjegjës për abuzimin e të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG