Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Al Kaidës ia premë kokën

  • RFE /RL

Presidenti Barak Obama gjatë fjalimit në Fort Kempbëll,Kentaki.

Presidenti Barak Obama gjatë fjalimit në Fort Kempbëll,Kentaki.


Presidenti amerikan, Barak Obama tha se Shtetet e Bashkuara ia kanë "prerë kokën" Al Kaidës me vrasjen e Osama bin Ladenit, dhe shtoi se Amerika është në rrugë për ta mundur këtë grup islamist terrorist.

Duke folur në Fort Kempbell në shtetin Kentaki, ku u uroi trupave speciale që morën pjesë në operacionin special në Pakistan, Obama u tha atyre se "puna është kryer mirë".

Ne po bëjmë progres në qëllimin tonë kryesor dhe qendror në Pakistan dhe në Afganistan, që të zhbëjmë dhe përfundimisht të mundim Al Kaidën. Ne ia kemi prerë kokën dhe përfundimisht do t’i mundim”, tha presidenti Obama.

Duke folur për Osama bin Ladenin, Obama tha se udhëheqësi militant që ishte përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit në SHBA "kurrë më nuk do të kërcënojë Amerikën".

Zyrtarët thanë se gjatë vizitës në Fort Kembell, Obama u takua me pjesëtarët e njësitit të forcave speciale, të cilat e kryen vërsuljen në kompleksin e bin Ladenit në qytetin Abotabad në Pakistan.

Presidenti Obama i nderoi ata me çmimin më të lartë presidencial që mund të pranojë një njësit.(v.p.)
XS
SM
MD
LG