Ndërlidhjet

logo-print

Brazili arreston serbë në luftën kundër bandave të drogës



Autoritetet në Brazil thanë se policia ka arrestuar të paktën 16 persona që dyshohen për ndërlidhje me një organizatë e drejtuar nga serbët, e cila akuzohet për transportimin e drogës në Evropë.

Policia braziliane tha se tetë nga të arrestuarit janë shtetas të Serbisë.

Ministrja e brendshme e Serbisë, Snezhana Maloviç, tha se në mesin e tyre është dhe Goran Neshiq, i cili është në listën e Beogradit të personave më të kërkuar.

Raportohet se gjatë hetimeve dy-vjeçare janë sekuestruar edhe 620 kg kokainë në vlerë prej afro 1.2 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG