Ndërlidhjet

Mbi 800 imigrantë libianë mbërrijnë në Itali



Mediat italiane njoftuan se një valë e re e imigrantëve ka mbërritur gjatë natës në ishullin Lampeduza.

Raportohet se dy anije me 842 njerëz në bord janë shoqëruar deri në portin e Lampeduzës.

Vetëm në njërën anije ndodheshin 655 njerëz.

Të sapoardhurit janë vendosur në strehimore.

Të premten, Italia transferoi më shumë se 1.000 imigrantë nga Lampeduza në qendrat tjera në Itali.
XS
SM
MD
LG