Ndërlidhjet

Libi: Liderët fisnorë kërkojnë amnisti të përgjithshme


Udhëheqësit e fiseve të Libisë janë takuar në kryeqytetin Tripoli dhe kanë kërkuar të miratohet ligji për amnistinë e përgjithshme për ata që kanë luftuar në luftën civile.

"Konferenca do të përpiqet të angazhohet për të miratuar ligjin mbi amnistinë e përgjithshme, i cili do t'i përfshinte të gjithë ata që i kanë rrokur armët", thuhet në konkluzat e takimit të udhëheqësve fisnorë.

Komunikata thotë se "amnistia e përgjithshme është rrugë drejt një epoke të re të paqes dhe faljes", transmeton AFP.
XS
SM
MD
LG