Ndërlidhjet

Japonezët protestojnë kundër energjisë bërthamore



Mijëra njerëz protestuan sot në Japoni kundër shfrytëzimit të energjisë bërthamore, pas tërmetit dhe cunamit shkatërrimtar që shkaktoi krizën më të rëndë bërthamore pas Çernobilit 25 vjet më parë.

Protesta u mbajt një ditë pasi kryeministri Naoto Kan urdhëroi pezullimin e operacioneve në centralin Hamaoka, 200 km larg kryeqytetit Tokio, ku po ndërtohej një mur i lartë dhe një varg masash tjera për t'u mbrojtur nga tërmeti dhe cunami.

Mediat lokale thanë se pezullimi i punimeve do të zgjatë rreth dy vjet.
XS
SM
MD
LG