Ndërlidhjet

Sulmohet selia e guvernatorit në Kandahar



Persona të armatosur në Afganistan kanë ndërmarrë një sulm në shtëpinë e guvernatorit të provincës jugore Kandahar.

Agjencia AP raportoi se të shtënat e para u dëgjuan pak pas mesditës së sotme, ndërsa janë dëgjuar edhe të paktën dy shpërthime.

Nuk është e qartë nëse sulmuesit arritën të depërtojnë në kompleksin.

Përgjegjësinë për sulmin e kanë pohuar talibanët.
XS
SM
MD
LG