Ndërlidhjet

Papandreu: Nuk braktisim euron


Kryeministri grek George Papandreu e ka quajtur provokime dhe frikënxitëse raportet se Greqia është e gatshme të të braktisë eurozonën, dhe tha se qeveria duhet të lihet e qetë për të kryer punën e saj.

Papandreu i bëri këto komente pas raportit të djeshëm të gazetës "Der Spiegel", e cila thirrej në "burime të mirë informuara" brenda qeverisë së Gjermanisë.

Sipas këtyre burimeve, Greqia po kërcënohej se do të braktisë eurozonën në mënyrë që të bëjë presion që t'i ristrukturohet borxhi i madh me kushte të volitshme.

Euroja shënoi rënie krahasuar me dollarin amerikan pas publikimit të raportit.
XS
SM
MD
LG