Ndërlidhjet

Çmimet e ushqimit dhe energjisë i shtyjnë njerëzit në varfëri



Indonezia i paralajmëroi vendet e Azisë juglindore se rritja e çmimeve të ushqimit dhe të energjisë mund t'i shtyjë më tepër njerëz në varfëri, dhe bëri thirrje për aksion të bashkërenduar për të luftuar inflacionin.

Në hapje të takimit vjetor të ASEAN-it, kryeministri Susilo Bambang Yudhoyono tha se ky bllok duhet të ndërmarrë hapa për të zbutur shtrenjtimin e çmimeve të konsumit.

Grupin e ASEAN-it e përbëjnë Brunei, Singapori, Kamboxhia, Laosi, Birmania, Tajlanda, Vietnami, Filipinet, Indonezia dhe Malajzia.
XS
SM
MD
LG