Ndërlidhjet

Talibanët sulmuan disa ndërtesa qeveritare në Afganistan



Talibanë të armatosur i kanë sulmuar sot ndërtesat qeveritare në qytetin jugor Kandahar në Afganistan.

Guvernatori i provincës tha se të paktën dy njerëz janë vrarë dhe 29 të tjerë janë plagosur në valën e sulmeve.

Raportohet se viktimat kanë pësuar gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Talibanët thanë se militantët e tyre kishin hyrë në Kandahar me qëllim që tÇi sulmonin ndërtesat qeveritare.

Javën e kaluar talibanët thanë se planifikojnë më shumë sulme të shkallës së gjerë si pjesë e ofenzivës pranverore të tyre.
XS
SM
MD
LG