Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Luftime të ashpra kundër militantëve


Luftimet në mes të forcave afgane dhe talibanëve në qytetin jugor të Kandaharit kanë hyrë në ditën e dytë të tyre, pas sulmeve të koordinuara të militantëve që u bënë duke përdorur raketa dhe sulme vetvrasëse.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Zemeri Bashari, ka thënë sot se janë shkëmbyer të shtëna me armë zjarri në mes të forcave afgane të mbështetura edhe nga NATO dhe kryengritësve në disa ndërtesa. Raportimet dallojnë në numrin e viktimave, mirëpo një i tillë që vjen nga Ministria e Mbrojtjes thotë se sot janë vrarë 12 militantë.

Së paku dy oficerë dhe një civilë gjithashtu është raportuar se janë vrarë, ndërsa 40 të tjerë janë lënduar.
XS
SM
MD
LG