Ndërlidhjet

Tre të lënduar në Mitrovicë


Tre persona janë lënduar në një përleshje masive që ka ndodhur mbrëmë në veri të Mitrovicës, ndërsa janë përdorur edhe armë zjarri, ka njoftuar Zëvendësi i drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, Ergin Mediq.

Siç ka thënë ai, për shkak të përdorimit të armëve, një person i lënduar është mbajtur në spital, ndërsa një tjetër është arrestuar.

Sipas Mediqit, rasti është kualifikuar si vrasje në tentativë, mirëpo nuk është i motivuar etnikisht.

“Të gjithë të përfshirët në këtë rast janë nga territori i Zveçanit i veriut të Mitrovicës, ata edhe më parë përmes sjelljes prej huliganësh, kanë bërë vepra të tilla”, ka thënë Mediq.
XS
SM
MD
LG