Ndërlidhjet

logo-print

Dy filma iranianë të bërë fshehurazi, shfaqen në Kanë


Dy filma që janë bërë fshehurazi nga dy regjisorë të burgosur iranianë, Xhafar Panahi, dhe Mohamad Rasulof, do të transmetohen për herë të parë në Festivalin e Filmit të Kanës i cili do të mbahet nga 11 deri më 23 maj.

Presidenti i festivalit, Zhil Jakob dhe i deleguari kryesor, Tieri Fremo, e kanë përshkruar realizimin e të dy filmave si një “veprim të kurajos” që festivali është krenar për ta promovuar.

Filmi i Rasulof, “Be Omid e Didar” apo “Mirupafshim” flet për një avokat të ri i vendosur në Teheran, i cili kërkon një vizë për t'u larguar nga Irani, situatë e njejtë që e ka pasur edhe regjisori vetë pak para arrestimit. Ky film pritet të shfaqet më 14 maj.

Filmi i regjisorit tjetër, Ponahi, “Ky nuk është një film”, i cili trajton pritjen për një vendim të apelit për gjykimin e tij. Ky film do të shfaqet më datën 20 maj.
XS
SM
MD
LG