Ndërlidhjet

Mediat e huaja: Zgjedhjet, test i rëndësishëm për Shqipërinë


Mediat ndërkombëtare po raportojnë rregullisht për zgjedhjet lokale që po mbahen në Shqipëri duke vlerësuar se testi kalohet vetëm nëse arrihet mbajtja e rregullt e këtyre zgjedhjeve.

Në një raportim të veçant për zgjedhjet, agjencia e lajmeve AFP, ka informuar se procesi nisi mjaft i qetë, ndërsa në orët e mesditës janë raportuar disa incidente. Kështu sipas AFP-së, në Shkodër, një komisioner i Partisë Socialiste ka thënë se është rrahur nga militantë pro-qeveritar, ndërsa një ekip i Televizionit kombëtar, Top Channel, është penguar në punë dhe është rrahur në një nga zonat e Tiranës që konsiderohet si bastion i Partisë Demokratike.

Më herët gjatë ditës, në qendrën e votimit që ishte vendosur në shkollën Sabaudin Gabrani në Tiranë, AFP e përshkruan atmosferën e qetë ku shumë votues kanë përshëndetur njëri tjetrin derisa kanë pritur në rend për të votuar.

AFP citon një përkrahëse të qeverisë e cila thotë se situata do të jetë e qetë sepse kështu janë urdhëruar nga autoritetet udhëheqëse. “Kështu është urdhëri që kemi marrë nga autoritetet, të mbajmë situatën e qetë dhe të mos reagojmë ndaj provokimeve”, thotë Pulinka Krate.

Komuniteti ndërkombëtarë dhe në veçanti Bashkimi Evropian i sheh këto zgjedhje si një test i rëndësishëm për Shqipërinë deri vazhdon të jetë pothuajse e bllokuar nga kriza politike e dy vjeçarit të fundit.

Përpos AFP, edhe Rojters dhe media të tjera botërore raportojnë rregullisht nga Shqipëria, duke e vënë theksin për rëndësinë që ka zhvilimi i një procesi normal zgjedhor për të ardhmen e Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG