Ndërlidhjet

Shumë viktima nga përleshjet në burgun e Bagdadit


Zyrtarët irakianë kanë njoftuar se 18 persona kanë humbur jetën gjatë përleshjeve në një nga burgjet e Bagdadit.

Zëdhënësi për siguri i kryeqytetit irakian, gjeneral-major Kasim al Musavi, ka thënë se në mesin e të vdekurve është është një nga udhëheqësit e njohur të Al Kaidës që mbante nofkën “Emiri i Bagdadit”. Ky i fundit është besuar se ka qenë hartuesi i sulmeve më vdekjeprurëse kundër komunitetit të krishterë irakianë që prej pushtimit ndërkombëtar në vitin 2003.

Në një sulm të realizuar nga grupi i tij në tetor të vitit 2010 qenë vrarë 50 persona.

Zyrtarët kanë thënë se dhuna që përfshiu burgun e Bagdadit filloi kur një i burgosur arriti të marrë një pistoletë duke provokuar kështu përleshje ndërmjet forcave të sigurisë dhe personave të burgosur.
XS
SM
MD
LG