Ndërlidhjet

Shqipëri: Deri në orën 17, pjesëmarrja në zgjedhje 35 %


Komisioni Qëndror Zgjedhor i Shqipërisë ka dalë me shifra të tjera të pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhjet lokale që po mbahen sot. Deri në orën 17, siç ka njoftuar KQZ e Shqipërisë, vetëm 35 % e votuesve kanë marrë pjesë, një shifër kjo që po konsiderohet e vogël duke e pasur parasysh edhe faktin që deri në mbylljen e qendrave të votimit kanë mbetur edhe 2 orë.

Pak më shumë se 3.1 milion qytetarë të Shqipërisë me të drejtë vote, sot do të zgjedhin udhëheqësitë lokale të bashkive dhe komunave duke hedhur votën e tyre në pothuajse 5 mijë qendrat e votimit në të gjithë territorin e vendit.

Gjatë këtij procesi janë raportuar disa incidente dhe probleme teknike me ngjyrën që përdoret për shenjimin e gishtit të votuesit që e shfrytëzon të drejtën e tij për të votuar.
XS
SM
MD
LG