Ndërlidhjet

logo-print

Çeki: Arrestohet një pakistanez i dyshuar për terrorizëm


Policia çeke ka arestuar një person të kombësisë pakistaneze për shkak të një urdhër arresti ndërkombëtarë për vrasje dhe terrorizëm. Ministri çek i Punëve të Brendshme, Jan Kubice, ka thënë se i dyshuari është arrestuar derisa aplikonte për azil në Republikën Çeke.

Kubice i ka thënë televizonit çek se policia ka zbuluar se ka pasur një urdhër arresti për të nga shteti i Pakistanit, mirëpo i njejti nuk ka dhënë detaje të tjera duke thënë se tani i përket gjykatës të vendos për mundësinë e ekstradimit.

Jan Kubice ka thënë se nuk ka shenja se Republika Çeke përballet me ndonjë rrezik nga sulmet terroriste.

Më herët gjatë këtij muaji, policia çeke arrestojë gjashtë persona nga rajoni i Kaukazit verior të Rusisë nën akuzën për përkrahje të veprës terroriste dhe posedim ilegal të armëve.

Jan Kubice ka hedhur poshtë çfarëdo lidhje në mes të dy rasteve.
XS
SM
MD
LG