Ndërlidhjet

Policia ruse arreston 20 demonstrues


Policia në periferi të Moskës ka arrestuar sot 25 persona që po merrnin pjesë në protestën kundër ndërtimit të autostradës përmes një mali shumë të vjetër.

Agjencia e lajmeve Itar Tas ka cituar zëdhënësin e policisë rajonale të Moskës, Jevgeni Gildejev, duke thënë se demonstruesit u arrestuan pasi nuk iu binden urdhërit për tu shpërndarë.

Partia opozitare, Jabloko, ka thënë përmes një deklarate se policia ka rrahur shumicën e demonstruesve.

Fushata, “Lëvizja për Mbrojtjen e Malit Kimki” ka arritur të sigurojë një përkrahje publike të konsiderueshme.

Një peticion që kërkon drejtimin e projektit të autostradës që do e lidhë Moskën me Shën Peterburgun, në një kahje tjetër, ka siguruar mbi 20 mijë nënshkrime.
XS
SM
MD
LG