Ndërlidhjet

Rasmusen: Koha e Gadafit po kalon


Udhëheqësi i NATO-s ka thënë sot se ai është optimist që koha e liderit libian, Muamer Gadafi, “po përfundon”. Anders Fog Rasmusen, i ka thënë CNN se konflikti megjithatë kërkon një zgjidhje politike e jo ushtarake. Sipas Rasmusen, Gadafi “është çdo herë e më shumë i izoluar”.

Sidoqoftë, sipas shefit të NATO-s, “një zgjidhje politike” është e nevojshme që të “thyhet bllokimi” që ekziston në mes të rebelëve libian dhe forcave pro Gadafit.

Ndërkohë, derisa luftimet po vazhdojnë, rebelët njoftojnë se forcat qeveritare kanë bombarduar një numër të madhë të rezervave të naftës në qytetin e rrethuar, Misrata.

Raportohet se shkatërrimet e rezervave të tilla mund të çoi deri te mungesat e naftës dhe të zvogëlojë aftësinë e rebëlëve që t’i bëjnë ballë sulmeve të forcave të Gadafit që kanë për qëllim rimarrjen e kontrollit në këtë qytet.
XS
SM
MD
LG