Ndërlidhjet

KQZ e Shqipërisë: T'iu lejohet votimi atyre që po presin


Ndonëse zyrtarisht ka përfunduar koha kur banorët e Shqipërisë mund të hedhin votën e tyre për zgjedhjet lokale, nëpër qendrat e votimit të kryeqytetit po vërehen grupe të mëdha të njerëzve që presin ende për të votuar.

Mundësinë që edhe këta persona të votojnë e ka siguruar kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, i cili iu ka thënë komisionerëve që të mundësojnë votimin edhe pas orës 19.

Ndërsa ende nuk ka një rezultat final sa i përket pjesëmarrjes në votim, shifrat e daljes në Tiranë duket se do të sillen nga 35 deri në pak më shumë se 40 %.

Qarku ku është votuar më së shumti është Kukësi ku shifrat fillestare të pjesëmarrjes tregojnë mbi 55 përqind. Ndërkaq qarku ku duket se pjesëmarrja e banorëve në votim është më e vogla është Vlora ku shifra nuk arrin as në 30 %.
XS
SM
MD
LG