Ndërlidhjet

Dhuna fetare në Egjipt dërgon 190 persona në gjyqin ushtarak


Qeveria e Egjipit ka paralajmëruar se do të përdorë “grushtin e hekurt” që të ruaj sigurinë kombëtare pas përleshjeve në mes të myslimanëve dhe të krishterëve që la të vrarë 10 persona dhe jo pak të lënduar.

Ministri i Drejtësisë, Abdel Aziz al Gindi, ka thënë se autoritetet “do të godasin më grusht të hekurt të gjithë ata që duan të rrezikojnë sigurinë kombëtare”.

Autoritetet kanë raportuar se 190 persona do të përballen me gjyqin ushtarak për shkak të përleshjeve që kanë krijuar dhunën më të madhe fetare që prej largimit nga pushtetit të ish Presidentit, Hosni Mubarak, në muajin shkurt.

Dhuna në mes të myslimanëve dhe komunitetit të krishterë ka detyruar anulimin e një udhëtimi të kryeministrit aktual ndërsa është mbajtur edhe një takim urgjent i qeverisë.

Përleshjet kanë nisur pasi disa mysliman shkuan në Kishë për të kërkuar nga të krishterët që të lënë të lirë një grua e cila sipas tyre është konvertuar në islam.

Spekulimet se kjo grua po mbahej pa dëshirën e saj nuk janë konfirmuar.
XS
SM
MD
LG