Ndërlidhjet

Bisedime ekonomike SHBA-Kinë



Zyrtarë të lartë amerikanë dhe kinezë i fillojnë sot bisedimet dy ditore ndërmjet dy ekonomive më të mëdha në botë.

Sekretari i Thesarit, Timoti Gajtner dhe Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton e udhëheqin delegacionin amerikan, i cili pritet t'i bëjë thirrje Kinës që të lejojë rritjen e vlerës së juanit.

Delegacioni kinez, i prirë nga zv/kryeministri Vang Kishan, do të kërkojë garanci se 1.200 miliardë dollarët amerikanë të Kinës që janë Thesarin e SHBA-ve janë të sigurta.
XS
SM
MD
LG