Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Bin Ladeni mbështetej nga rrjeti në Pakistan


Presidenti amerikan Barak Obama tha se Osama bin Ladeni me siguri ka pasur mbështetës në Pakistan.

Duke folur në televizionin CBS, Obama tha se natyra e kësaj mbështetjeje mund të zbulohet vetëm nga hetimet që do bëhen nga Pakistani dhe SHBA-të.

Ne mendojmë se bin Ladeni kishte një lloj rrjeti mbështetës brenda Pakistanit. Por nuk e dimë se çfarë rrjeti ishte ai. Nuk e dimë nëse mund të kenë qenë njerëz brenda qeverisë apo njerëz jashtë qeverisë. Kjo duhet të hetohet, dhe ç’është më e rëndësishmja, qeveria e Pakistanit duhet t’a hetojë”, tha Obama.

Presidenti amerikan i bëri këto komente një javë pasi komandot amerikane e vranë bin Ladenin në një vërsulje jo larg Islamabadit.
XS
SM
MD
LG