Ndërlidhjet

Libi: Luftime afër aeroportit në Misrata



Luftime të rënda ndërmjet rebelëve dhe forcave besnike të liderit libian Moamer Gadafi janë raportuar në afërsi të aeroportit të qytetit perëndimor Misrata.

Një zëdhënës i rebelëve i bëri thirrje NATO-s që t'i intensifikojë sulmet kundër forcave të Gadafit jashtë qytetit ku ato janë përqëndruar pasi ua lëshuan qendrën e qytetit rebelëve.

Gjetkë, aeroplanët e NATO-s raportohet se i kanë goditur depot e municionit afër Zintan, në verilindje të Tripolit.
XS
SM
MD
LG