Ndërlidhjet

Peres: Izraeli më i fortë se kurrë


Presidenti izraelit Shimon Peres tha se "Izraeli është më i fortë se kurrë".

"Ne nuk i kemi synuar luftërat. Ato na janë imponuar. Por kur jemi sulmuar nuk kishim të drejtë të humbasim asnjë luftë. Ndërsa kur kemi fituar, i jemi kthyer kërkimit të paqes", tha presidenti izraelit.

Peres i bëri këto komente në ditën e përkujtimit të ushtarëve të vrarë.

"Ne jemi të gatshëm fizikisht të mbrojmë vendin tonë, dhe moralisht të mbrojmë trashëgiminë tonë", tha Peres.
XS
SM
MD
LG