Ndërlidhjet

Rusia e shënon ditën e fitores me paradë të madhe



Rusia i ka shfaqur forcat e armatosura me armatimin më të mirë bërthamor në paradën për kremtimin e 66 vjetorit të fitores ndaj Gjermanisë naziste.

Rreth 20 mijë trupa marshuan në Sheshin e Kuq në Moskë duke përshëndetur presidentin Dimitri Medvedev dhe kryeministrin Vladimir Putin.

Armatimi i sofistikuar ushtarak kulminoi me shfaqjen e lansuesve të raketave balistike interkontinentale Topol-M.

Në fjalimin para trupave dhe të ftuarve, presidenti Dimitri Medvedev tha se "Rusia sot qëndron fortë mbi parimet e bashkëpunimit paqësor".
XS
SM
MD
LG