Ndërlidhjet

Ministri Hoxhaj viziton Britaninë



Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar në një vizitë zyrtare në Londër, ku me zyrtarët britanikë do të diskutohet koordinimi mes dy shteteve në proceset integruese të Kosovës në mekanizmat euroatlantikë.

Hoxhaj gjatë ditës pritet të takojë ministrin për Evropë në Mbretërinë e Bashkuar, David Lidington dhe personalitete tjera shtetërore, duke përfshirë diplomat të shumë të akredituar në Londër.

Hoxhaj udhëtoi në Britani nga vizita në Arabinë Saudite.
XS
SM
MD
LG