Ndërlidhjet

Japonia mbyll një central bërthamor


Operatori i centralit bërthamor Hamaoka në Japoninë qendrore u dakordua me kërkesën e qeverisë për t'i pezulluar operacionet derisa t'i adresojë shqetësimet për sigurinë.

Kërkesa u bë pasi qeveria rivlerësoi sigurinë e 54 reaktorëve pas tërmetit dhe cunamit të 11 marsit që e dëmtuan centralin bërthamor Daiçi në Fukushima në Japoninë verilindore.

Centrali Hamaoka ndodhet rreth 200 km në perëndim të Tokios.

Japonia siguron më shumë se një të tretën e energjisë nga centralet bërthamore.

Qeveria ka vlerësuar se përmirësimet në centralin Hamaoka mund të zgjatin dy vjet.
XS
SM
MD
LG