Ndërlidhjet

NATO: Sulmuesit në Kandahar të vrarë apo të kapur


NATO tha se të gjithë kryengritësit e përfshirë në sulmin e koordinuar të fundjavës kundër ndërtesave kryesore qeveritare në qytetin jugor të Kandaharit, janë kapur ose vrarë.

Dhuna filloi të shtunën kur një grup i luftëtarëve talibanë të pajisur me jelekë vetëvrasës, armë dhe granata, i sulmuan ndërtesat qeveritare në qytet.

Zyrtarët afganë thanë se gjatë dy ditëve të luftimeve u vranë 25 kryengritës, një pjesëtar i forcave të sigurisë dhe një civil, ndërsa rreth 40 njerëz janë plagosur.

Ndërkohë, një sulmues vetëvrasës u mori sot jetën pesë civilëve dhe plagosi pesë të tjerë në sulmin ndaj një zyre qeveritare në provincën Lahman në Afganistanin lindor.
XS
SM
MD
LG