Ndërlidhjet

Turku Nuri Sahin në Real Madrid



Reali i Madridit ka nënshkruar kontratën me futbollistin e kombëtares së Turqisë, Nuri Sahin, i cili e ndihmoi Borusinë e Dortmundit të fitojë titullin e kampionit gjerman në futboll.

Talenti 22 vjeçar nuk luajti në tre ndeshjet e fundit të klubit gjerman për shkak të lëndimit .

"Jam shumë krenar për këtë hap. Ishte vendim i vështirë. Unë jam Borusia dhe do të mbetem Borusia. Do të më mungojë Dortmundi", u ka thënë Sahin gazetarëve.
XS
SM
MD
LG