Ndërlidhjet

logo-print

Athina hap hetime ndaj Der Spiegel-it



Prokuroria greke ka hapur një hetim paraprak ndaj javores gjermane Der Spiegel për përhapjen e lajmeve të rreme. Ditë më parë Der Spiegel raportoi se Greqia mund të largohet nga eurozona për shkak të shqetësimeve se Athina nuk do të jetë në gjendje të adresojë problemin e borxhit.

Greqia dhe disa nga figurat kyçe të eurozonës e kanë hedhur poshtë lajmin. Prokuroria greke ka kërkuar ndihmën e autoriteteve gjermane për hetimin ndaj der Spiegel-it.

Prokuroria greke hap shpesh hetime paraprake, të cilat bëhen më shumë për opinionin publik, por që në shumicën e rasteve nuk çohen deri në fund.
XS
SM
MD
LG