Ndërlidhjet

OSBE: RAE me situatë të pafavorshme



Institucionet e Kosovës nuk po munden të krijojnë kushte të përshtatshme për komunitetin rom, ashkali e egjiptian, konkludon raporti i OSBE-së i publikuar sot.

“Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian janë mes grupeve në situatë më të pafavorshme në Kosovë,” tha Ambasadori Werner Almhofer, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

“Duhet më shumë punë dhe përpjekje për të nxitur integrimin e tri komuniteteve në sistemet e arsimimit dhe punësimit, si dhe promovimit të pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të tyre në jetën shoqërore dhe publike”, theksoi Almhofer.

OSBE-ja vlerëson përparimin modest në rregullimin e vendbanimeve joformale.
XS
SM
MD
LG