Ndërlidhjet

SHBA-të të shqetësuara nga Kina



Shtetet e Bashkuara kanë "mosmarrëveshje të thella" me Kinën lidhur me gjendjen e të drejtave të njeriut, tha zëvendëspresidenti amerikan Xho Bajden.

Në hapje të takimeve dy ditore mes Kinës e SHBA-ve në Uashington si Bajden dhe Klinton shprehën shqetësimin e tyre për goditjet që Kina po iu bën disidentëve.

Bajden theksoi se vendi i tij do të vazhdojë t'i ngrejë në takimet me Kinën çështjet e aktivistëve, avokatëve të të drejtave të njeriut, gazetarëve dhe artistëve të burgosur.

Autoritetet kineze të shqetësuara nga ndonjë ndikim i mundshëm i zhvillimeve në Lindjen e Mesme kanë ndaluar dhjetëra disidentë gjatë muajve të fundit.
XS
SM
MD
LG