Ndërlidhjet

Topi lobon për Kosovën në Turqi



Presidenti i Shqipërisë ka kërkuar njohjen e shtetit të Kosovës nga vendet që nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Gjatë fjalimit të tij në takimin e OKB-së për vendet më pak të zhvilluara në botë që po mbahet në Turqi, Topi deklaroi:

"Me këtë rast, dëshiroj t’u bëj një thirrje të hapur të gjithë atyre vendeve që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës për ta njohur atë. Sot, Kosova është njohur si shtet i pavarur dhe sovran nga 75 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara", tha presidenti Topi.

Ai shtoi se "ne besojmë se realiteti i ri i krijuar në Ballkanin Perëndimor, me shtetin e pavarur të Kosovës, ka ndikuar pozitivisht në forcimin e paqes dhe sigurisë në këtë rajon, si edhe në krijimin e një fryme bashkëpunimi e prosperiteti, jo vetëm për Ballkanin, por edhe më gjerë".
XS
SM
MD
LG