Ndërlidhjet

logo-print

Tiranë: Epërsi e vogël për Ramën, por numërimi vazhdon


Në Shqipëri ende po vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve lokale, që u mbajtën të dielën.

Raportohet se në Tiranë gara është tejet dinamike dhe dallimi është i vogël. Aktualisht avancon Edi Rama i Partisë Socialiste, i cili ka 50.7%, para Lulzim Bashës së Partisë Demokratike, që ka 49.3%. Këto janë rezultatet e numërimit të 143 prej 485 kutive me fletëvotime.

Në disa qytete raportohet se janë numëruar të gjitha kutitë: në Kukës ka fituar kandidati i Partisë Demokratike, ndërsa në Sarandë dhe Lezhë, fitorja u takoi kandidatëve të Partisë Socialiste.

Numërimi i votave po vazhdon në pjesën më të madhe të bashkive në Shqipëri.
XS
SM
MD
LG