Ndërlidhjet

Libi: Eksplodime në Tripoli, qartas nga sulmet e NATO-s


Gjatë natës në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, janë dëgjuar eksplodime, qartas nga sulmet raketore të NATO-s.

Dëshmitarët thanë se duket se sulmet për cak i kishin ndërtesat qeveritare, përfshirë edhe kompleksin e liderit të Libisë, Muamer Gadafi.

Raportohet se aeroplananat e NATO-s i kishin sulmuar së paku katër vende në dhe rreth Tripolit dhe se këto ishin bombardime tejet të rënda.

Këto sulme u bënë pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se po kalon koha për Gadafin.

Nga sulmet ajrore të NATO-s, në kompleksin e Gadafit në Tripoli, më 1 maj, u vranë djali dhe tre nipër të tij.
XS
SM
MD
LG