Ndërlidhjet

Pakistan: Nga shpërthimi i bombës afër gjykatës – dy të vrarë


Së paku dy vetë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur, nga shpërthimi i bombës në hyrje të një gjykate, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Policia tha se shpërthimi ndodhi në Nowshehra, 40 kilometra në verilindje të Peshavarit.

Televizioni Geo, duke cituar dëshmitarët, ka raportuar se bomba eksplodoi kur një police ishte përpjekur ta kontrolloj një grua me ferexhe në hyrjen kryesore të gjykatës.

Nuk është e qartë nëse gruaja ishte sulmuese vetëvrasëse apo nëse bomba ishte e vendosur në një makinë të afërt.
XS
SM
MD
LG