Ndërlidhjet

SHBA dhe Kina i përfundojnë bisedimet e nivelit të lartë


Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe të Kinës sot në Uashington, i përfundojnë bisedimet dyditëshe të nivelit të lartë, të fokusuara në çështje ekonomike.

Në ditën e parë të këtij takimi vjetor, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, përsëri ka kërkuar nga Kina, që të bëjë më tepër në përmirësimin e të drejtave të njeriut.

“Ne shohim raporte për njerëzit, përfshirë avokatë publikë, shkrimtarë, artistë dhe të tjerë, që janë burgosur ose zhdukur. Ne e dimë se gjatë një harku të gjatë të historisë, shoqëritë që punojnë drejtë respektimit të drejtave të njeriut, do të jenë më tepër prosperuese, stabile dhe të suksesshme”, tha Hillari Klinton.

Zyrtarët amerikanë përsëri i kanë bërë presion Kinës që të lejoj rritjen më të shpejtë të monedhës së saj juan.

Kjo do t’i bënte prodhimet e Shteteve të Bashkuara më të lira në Kinë, ndërsa prodhimet kineze më të shtrenjta në Shtetet e Bashkuara.

Zëvendës kryeministri i Kinës, Wang Qishan, ka tërhequr vërejtjen se duhet kohë për t’i korrigjuar jobalancet ekonomike, siç është suficiti tregtar kinez në rritje dhe deficitet korresponduese në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët kinezë po kërkojnë garancione se 1200 miliardë dollarë të Kinës, që mbahen në Departamentin e Thesarit të Shteteve të Bashkuara, janë të sigurta, megjithë paqartësinë në Uashington, se sa shumë para duhet të huazojnë Shtetet e Bashkuara, për t’i paguar borxhet.
XS
SM
MD
LG