Ndërlidhjet

logo-print

Incko: Bosnja ballafaqohet me krizë të madhe politike


I dërguari i lartë ndërkombëtar në Bosnjë Hercegovinë, Valentin Incko, i ka tërhequr vërejtjen Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se ky vend po ballafaqohet me njërën nga krizat më të mëdha politike prej përfundimit të luftës, në vitin 1995.

Këto komente ai i bëri mbrëmë në raportin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, derisa serbët e Bosnjës planifikojnë që në mes të muajit qershor ta mbajnë referendumin për ta theksuar mospajtimin e tyre lidhur me institucionet federale të Bosnjë Hercegovinës, e veçanërisht me gjykatën për krime të luftës, të cilën serbët e shohin se është e orientuar kundër tyre.

Zoti Incko, që sipas Marrëveshjes së Dejtonit, me të cilën përfundoi lufta në Bosnjë në vitet 1992-95, ka të drejtë ta thotë fjalën e fundit për çështjet në këtë vend, u ka dhënë afat serbëve të Bosnjs, që deri në fund të kësaj jave ta tërheqin vendimin për mbajtjen e referendumit.

Ai ka thënë se nëse udhëheqja e Republikës Serbe, nuk e tërheq këtë dhe vendimet e tjera, “gjatë ditëve të ardhshme”, ai do ta anuloj votimin.
XS
SM
MD
LG