Ndërlidhjet

logo-print

Tiranë: Basha avancon para Ramës, vazhdojnë numërimet


Gjendja momentale në garën zgjedhore për kryetar të Bashkisë në Tiranë, është e tillë, që kandidati i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, avancon kundër liderit të Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili synon rizgjedhje në këtë post.

Aktualisht, pas numërimit të 181 prej gjithsej 485 kutive me fletëvotime, Basha ka 50.1%, ndërsa Rama 49,9% të votave.

Raportohet se kandidatët e Partisë Socialiste kanë fituar në Sarandë, Lezhë, Kavajë, Burrel, Rubik, dhe Rrëshen, ndërsa ata të Partisë Demokratike në Bajram Curr, Kukës dhe Pukë.

Sot në Shqipëri është dita e dytë e numërimit të votave nga zgjedhjet lokale të së dielës.
XS
SM
MD
LG