Ndërlidhjet

Qindra talibanë sulmojnë policinë



Zyrtarët afganë thanë se qindra kryengritës kanë sulmuar bazën e policisë në provincën Nuristan në Afganistanin verilindor.

Zyrtari i policisë, Aziz Rahman Zahid, tha se rreth 400 militantë e sulmuan bazën afër kryeqytetit të provincës, Parun, ndërsa luftimet ende po vazhdojnë.

Zëdhënësi i guvernatorit të provincës tha se banorët lokalë po i asistojnë policisë.

Në provincën Nuristan afër kufirit pakistanez ka pak ushtarë të NATO-s dhe të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG