Ndërlidhjet

Egjipt: Pesë vjet burg ish ministrit



Raportohet se ish m inistri i turizmit i Egjiptit është dënuar me pesë vjet burg për korrupcion.

Zuheir Garranah u akuzua se ka shitur prona shtetërore miliona dollarëshe me çmime të ulta.

Garranah është ministri i dytë që burgoset për korrupcion, pas përmbysjes së ish presidentit Hosni Mubarak.

Javën e kaluar gjykata e dënoi me 12 vjet burg ish ministrin e brendshëm, Habib al-Adli.
XS
SM
MD
LG