Ndërlidhjet

logo-print

Kabuli talibanëve: Bisedoni ose ju pret fati i bin Ladenit


Qeveria e Afganistanit u bëri thirrje udhëheqësve talibanë që t'i bashkangjiten bisedimeve paqësore të ndërmjetësuara nga qeveria, ose do të përballen me fatin e njëjtë si kreu i Al Kaidës, Osama bin Ladeni, i cili u vra javën e kaluar.

Në hapje të konferencës dyditore kushtuar përpjekjeve për arritjen e paqes, nënpresidenti afgan Mohamad Karim Halili tha se bisedimet janë një mundësi për talibanët që të përqafojnë paqen.

Halili tha se vrasja e bin Ladenit në Pakistan tregoi se ishin të sakta pohimet afgane se Al Kaida dhe liderët talibanë gëzojnë mbështetje nga disa elementë në Pakistan.

Në konferencë marrin pjesë edhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG