Ndërlidhjet

Pakistan: Tre të vrarë në sulmet e aeroplanëve amerikanë




Zyrtarët e inteligjencës në Pakistan thanë se të paktën tre vetë e kanë humbur jetën nga sulmi i aeroplanëve amerikan pa pilot në rajonin fisnor afër kufirit me Afganistanin.

Zyrtarët thanë se predhat e shkrepura nga dy fluturaket goditën një automjet në rajonin Bahar në Vaziristanin verior.

Zona shfrytëzohet nga militantët për të kryer sulme në Afganistan, ku forcat amerikane dhe ato të NATO-s po i luftojnë kryengritësit talibanë.
XS
SM
MD
LG