Ndërlidhjet

logo-print

“Microsoft” e bleu rrjetin “Skype”



Gjiganti i softuerit “Microsoft” shpalli se e ka blerë rrjetin e telefonisë në internet “Skype”.
“Microsoft” tha se do të paguajë rreth 8.5 miliarda dollarë për kompaninë me seli në Luksemburg.

Shuma përfshin edhe borxhet që ka “Skype”, e cila aktualisht është pronë e kompanisë “eBay” dhe dy firmave tjera.

Shfrytëzuesit e “Skype” mund të flasin falas duke përdorur internetin.

Kompania, e cila ka më shumë se 660 milionë shfrytëzues në mbarë botën, i siguron të ardhurat nga thirrjet në telefonat celularë dhe telefonat fiksë.
XS
SM
MD
LG