Ndërlidhjet

Tunizi: Droga në pallatin presidencial



Kolekcion arkeologjik, para, por edhe drogë është gjetur në pallatin presidencial të ish presidentit të Tunizisë Ben Ali në Kartagjenë.

Të gjitha këto janë gjetur nga komisioni në kuadër të hetimeve katër mujore që filluan pas përmbysjes së Zine El Abidin Ben Ali pas 23 vjetësh në pushtet.

Në muajin shkurt komisioni zbuloi 27 milionë dollarë para të gatshme në pallatin presidencial në brigjet e Mesdheut.
XS
SM
MD
LG