Ndërlidhjet

Mubarakut i vazhdohet paraburgimi



Prokurori publik i Egjiptit i ka vazhduar edhe për 15 ditë paraburgimin ish presidentit Hosni Mubarak.

Mubarak, i cili u përmbys nga pushteti në 11 shkurt pas tre dekadave në pushtet, po merret në pyetje në kuadër të hetimeve për vrasjen e protestuesve dhe abuzimin e fondeve publike. Ai i mohon akuzat.

Mubarak u paraburgos në 13 prill por nuk e ka lëshuar spitalin në pushimoren Sharm El-Sheik ku u dërgua pas problemeve shëndetësore.
XS
SM
MD
LG