Ndërlidhjet

logo-print

FIFA: Blater zotohet të hetojë korrupcionin



Kryetari i FIFA-s Sepp Blatter, u zotua t'i adresojë pretendimet e fundit për korrupcion në organizatën botërore të futbollit.

Blatter tha se ai nuk mund të japë llogari për sjelljen e individëve në organizatë.

"Nëse është e vërtetë, unë do ta luftoj këtë", ka thënë Blatter.

Anëtarë të parlamentit britanik kanë thënë se ata do të kontektojnë me Blaterin për t'i kërkuar që t'i hetojë pohimet e fundit.

Pretendimet dolën pasi një komitet parlamentar i dëgjoi provat që ngarkojnë gjashtë anëtarë të komitetit ekzekutiv të FIFA-s se kanë kërkuar para apo favore për të vendosur rreth organizimit të Botërorëve 2018 dhe 2022.
XS
SM
MD
LG