Ndërlidhjet

Stefanoviq të enjten në Kosovë



Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Prishtinën, Borko Stefanoviq do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me zyrtarët e lartë kosovarë, ka thënë një zyrtar në Beograd.

Zyrtari i ka thënë agjencisë AFP se Stefanoviq do të qëndrojë në Prishtinë të enjten ku do të takojë homologen e tij nga bisedimet, Edita Tahiri dhe udhëheqësit e Kosovës, si dhe përfaqësuesit e pakicës serbe.

Vizita është pjesë e përgatitjeve për raundin e katër të bisedimeve Prishtinë-Beograd më vonë këtë muaj, raportojnë agjencitë serbe të lajmeve.
XS
SM
MD
LG